E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensionet në Mitrovicë, autoritetet dënojnë sulmet

Mitrovicë, 13 shtator, NOA Veriu i Kosovës është tronditur sërish nga tensionet e krijuara mes palës shqiptare dhe asaj serbe, nga të dyja anët e lumit Ibër.

Kështu, mesa duket të irrituar që kanë festuar fitoren e Turqisë ndaj Serbisë në kampionatin botëror të basketbollit, disa serbë kanë hedhur gurë ndaj kosovarëve në urën e lumit Ibër në Mitrovicë.

Ka qenë vetë zëdhënësi i policisë së Kosovës, Besim Hoti, i cili ka konfirmuar se  nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë ndërmjet pjesëmarrësve të incidentit.

Njësitet policore dhe ato të EULEX-it, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë lejuar përshkallëzim të incidenteve, ka thënë Hoti, duke shtuar se situata tani është nën kontroll.
Ndërsa zëdhënësja e EULEX-it, Karin Lindal, ka deklaruar se nga incidentet është lënduar një polic i Francës.

Nga ana e tyre, autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare në Kosovë i kanë dënuar fuqishëm incidentet në Mitrovicë, duke pohuar se ngjarjet e tilla e dëmtojnë imazhin e Republikës së Kosovës dhe u shërbejnë vetëm atyre që janë kundër paqes, stabilitetit dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim etnie e besimi.
n.e/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kosove/92-kosove/30374-tensionet-ne-mitrovice-autoritetet-denojne-sulmet","title":"Tensionet në Mitrovicë, autoritetet dënojnë sulmet","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" });

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›