Tensionet në veri/ Escobar: Beogradi dhe Prishtina të pranojnë planin trepikësh të BE-së

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka kërkuar sërish uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.
Për Escobar, zgjidhja më e mirë për daljen nga kriza është që Beogradi dhe Prishtina të pranojnë planin trepikësh të prezantuar nga Bashkimi Evropian, pasi sipas tij në të kundërt do të humbisnin shumë mundësi.
“Plani evropian është i mire, ka të dhëna pozitive se Beogradi mund ta pranojë atë, por nuk mund të thotë të njëjtën gjë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti . Ne shpresojmë që në një moment, Kurti të përmbushë kërkesat evropiane dhe amerikane,” tha Escobar.
Lidhur me pasojat që mund të ketë mospranimi i planit nga Kosova, Escobar tha se nuk ka masë ndëshkuese por është mundësi e humbur.
“Partneriteti ynë me Kosovën është partneritet me popullin kosovar, jo me një parti apo një figurë politike. Nuk është një masë ndëshkuese, është një mundësi e humbur. Kjo po i ndodh Kosovës tani sepse nuk po koordinohet me partnerët e saj”, ka Escobar.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka komentuar tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, në prag të konferencës ndërkombëtare në Dubrovnik.
Serbia dhe Kosova në muajin shkurt e pranuan Planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve dhe në muajin mars në Ohër Aneksin për zbatimin e asaj marrëveshjeje.
/rtsh.al/