Tensioni mes dy Koreve

Duket se ka përfunduar dhe testi për rezistencë ndaj provokimeve. Korea e veriut ka tërhequr dy raketa nga bazat e saj të lëshimit në bregun lindor. Ndërsa lajmi është konfirmuar nga përgjegjësit e sistemit mbrojtës të shteteve të bashkuara të amerikës. Lajmi vjen pas muajsh të tërë të tensioneve në rritje për shkak të kërcënimeve për sulm nga regjimi i Kim Jong Un kundër Koresë së Jugut.