Nano mbeshtet Malajn Jemi te pavarur nga klanet e erresires
Një ditë pasi Rama i mbylli deren e PS, Arben Malaj ka ende emocione kur konfirmon kandidimin e tij si I pavarur.
Thotë nga përgjegjësia, ndonëse në krah ka liderin historic të së majtës, Fatos Nanon.
Ndërsa kori i mbështetësve i vjen në ndihmë, ai vetë thekson se nuk është Rilindja që e la jashtë listave te deputeteve socialiste.
Malaj pohon se do të luftojë për t’i dhënë të majtës një mandat të 8-të në Vlorë, ndërsa siguron elektoratin se vota e tyre nuk do të këmbehet për poste qeveritare.
Edhe për Fatos Nanon nuk munguan brohoritjet. Ish-kryetari akuzoi pasardhësin Rama se në hartimin e listave të deputetëve është udhëhequr nga interesat personale dhe jo nga kontributi personal I kandidatëve.
Zhvillimet që cuan Malajn të kandidojë si i pavarur, Nano i quan cudira të së majtës. Dhe fton mbështetësit e tij të hershëm që të bëhen edhe ata të pavarur nga klanet e politikës shqiptare.
Ish-kreu i PS theksoi se angazhimi I tij është thjeshtë parimor, ndërsa shtoi se nuk ka asgjë të errët në marrëdhëniet e tij me socialistë si Arben Malaj dhe Kastriot Islami.
Në përfundim, një shtrëngim duarsh dhe një perqafim për të sigluar marrëveshjen.