E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane vritet 33- vjecari.Ne kerkim autoret

Një 33- vjeçar është vrarë orët e para të mëngjesit në kryeqytet. Sokol Doçi, është vrarë me armë zjarri rreth orës 01:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, prapa shkollës 9 vjeçare “1 Maji”. Në vendngjarje shkuan menjëherë, oficerë të Policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe ekspertë kriminalistë, të cilët sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 copë gëzhoja të kalibrit 7.65mm. Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, motiveve si dhe identifikimin e kapjen e autorëve, është ngritur një grup i posaçëm hetimor.
Azhornuar së fundi ( e premte , 29 korrik 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›