E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tensioni ne veri serbet gjithe naten ne barrikada

Rrugët që të çojnë në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës mbeten të bllokuara nga serbët, të cilët e kanë kaluar edhe natën e mbrëmshme në barrikada. Njoftohet se situata gjatë natës dhe paraditen e së dielës ka qenë e qetë, pavarësisht se rrugët mbeten të bllokuara, edhe dy ditë pas përfundimit të operacionit për marrjen nën kontroll të pikave kufitare.

Grumbullime të serbëve të veriut janë vërejtur sidomos në barrikadat e ngritura në Rudare afër Zveçanit dhe në fshatin Zupç që ndodhet në drejtim të pikës kufitarë Bërnjak.

Gjatë natën është vërejtur prezencë e shtuar e forcave të KFOR-it, të cilët kanë qarkulluar me automjetet e tyre edhe në veri. Situatë e ngjashme dhe e qetë mbretëron edhe në pjesën jugore në Mitrovicë, ndërsa mbi urën kryesore patrullojnë forca të Policisë së Kosovës dhe ushtarë polak të KFOR-it. Njoftohet se herë pas here në veri të Mitrovicës janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri, por nuk ka pasur ndonjë incident prej atyre të shtënave.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›