E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksa e te pasurve Obama Do te ulim deficitin buxhetor

Presidenti amerikan, Barack Obama planifikon rritjen e taksave për të pasurit të cilët duhet të paguajnë pjesën e tyre në përputhje me të ardhurat që kanë në të njëjtin nivel me ata më pak të pasur. Taksimi i ri pritet të jetë një nga masat e paketës Obama për shkurtimin e deficcitit buxhetor të Shteteve të Bashkuara, e sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, vetë presidenti do ta detajojë të hënën strategjinë e tij afatgjtë.

Njoftimet thonë se propozimi i Obamës do të quhet Ligji Buffet sipas emrit të investitorit miliarder, ëarren Buffett. Ky i fundit u ofrua të paguajë më shumë taksa për të ndihmuar shkurtimin e deficitit kombëtar duke arsyetuar se shtigjet të caktuara ligjore u lejojnë më të pasurve të paguajnë më pak taksa, jo në përputhje me masën e pasurisë së tyre. Arsyetimi që pritet të përdorë edhe Obama për strategjinë e tij ka të bëjë me faktin që fitimi nga investimet taksohet me pak se sa rrogat e punonjësve.

Propozimi pritet të prekë amerikanët që fitojnë më shumë se 1 milionë dollarë në vit, dhe ka gjasa të përballet me një kundërshti të fortë në Kongres ku republikanët që kanë shumicën nuk dëshirojnë të flitet për rritjen e taksave. Ekonomia amerikane ndodhet në një rritje të ngadalësuar ndërsa papuënsia mbetet e lartë, mbi 9 përqind. Përpara presidencialeve të vitit të ardhshëm, Obama duhet t;ia dalë në një farë mënyre të reduktojë deficitin buxhetor, në një kohë që ekonomia ka mbetur në vend numëro.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›