Obama: Akuzat për armë kimike në Siri, shqetësuese
UASHINGTON- Presidenti amerikan, Barack Obama u shpreh sot në një intervistë televizive se akuzat për përdorim të armëve kimike ndaj ushtrisë siriane ishin "tepër" shqetësuese.
Në një intervistë për rrjetin televiziv CNN, presidenti Obama deklaroi sot se akuzat e paraqitura këtë javë nga ana e opozitës siriane ndaj regjimit të presidentit Bashar al-Assad ishin edhe më serioze se ato të mëparshme.
"Në këtë moment kemi mbledhur informacione mbi këtë ngjarje, por mund të them se në ndryshim nga provat që ne kemi tentuar të marrim dhe nga ato çfarë kemi parë deri tani është e qartë se bëhet fjalë për një ngjarje tepër shqetësuese", deklaroi presidenti.
Opozita siriane theksoi dje se me gjithë mohimet nga ana e ushtrisë, regjimi ishte përgjegjës për vdekjen e të paktën 1 300 personave gjatë një sulmi me armë kimike pranë Damaskut.
(e.m/BalkanWeb)