E Diel, 1 Nëntor 2026

Mubarak në arrest shtëpie

KAJRO- Ish-presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, i rrëzuar nga kryengritja popullore në fillim të vitit 2011, doli nga burgu dje dhe tani është nën arrest shtëpie i shtuar në spitalin ushtarak të Kajros, para rifillimit të procesit gjyqësor i akuzuar për vrasjen e protestuesve. 

Mbrëmjen e së mërkurës, ushtria që drejton vendin që prej shkarkimit të pasardhësit të tij më 3 korrik, islamikut Mohamed Morsi, i dha fund spekulimeve pas lirimit nga burgu të Mubarakut pas ngjarjeve të fundit.

Ushtria paralajmëroi se drejtuesi i tyre i shkarkuar, 85 vjeçar me luhatje të gjendjes shëndetësore, do të jetë nën arrest shtëpie pas daljes nga burgu Tora në Kajro.

Pasditen e së djeshmes, ai u transportua me helikopter mjekësor në spitalin ushtarak në Maadi, Kajro, ku kishte qëndruar në burg, që prej prillit të vitit 2011.

Ky reagim vjen pasi ushtria dhe policia kanë ushtruar dhunë prej më se një jave ndaj demostruesve pro- Morsi. Presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt nga radhët e "Vëllazërisë Myslimane". Morsi është mbajtur në izolim nga ushtria pasi akuzohet për bashkëkupim në krim.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›