E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensionohet situata ne veri plagosen disa persona


Të pakten katër ushtare të KFOR-it dhe tre serbë janë plagosur gjatë incidentit që ndodhi rreth orës 13 në pikën kufitare të Jarinjes.

Zedhenesi i KFOR-it Kai Gudenorge konfirmoi per agjencine Infoglobi në Prishtine, 4 te plagosurit ne radhet e KFOR-it, gjate perleshjeve sic tha ai qe ndodhen ne kete pike. Nje prej ushtareve te KFOR-it eshte i lenduar rende ndersa te tjeret kane marre plage te lehta.

Incidenti sic raportohet ndodhi kur serbet nuk iu binden urdhrave te kforit per t'u larguar nga barrikada te cilen po e rivendosnin.Burime jozyrtare te Top Channel nga policia e kosoves DoganatNdërhyn KFOR, heq barrikadat Bisedimet, raundi i ri në dilemë Kuci: Zhbllokim rrugëve në veri thone se jane 3 te plagosurit serbe qe jane nisur drejt spitalit te Mitrovices. Ekipi i Top Channel qe ndodhet ne kete lagje ne veri te Mitrovices konfirmon kalimin e disa ambulancave me sirena.

Per here te pare gjate ketyre diteve ne uren mbi lumin iber, kfori nuk po lejon askend te afrohet duke e vendosur perimetrin e sigurise ne nje rreze te gjere. Incidenti pasoi aksionin e KFOR-it,  per heqjen e barrikadave në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinë dhe ku u arrestuan pesë persona.

Zyrtari për informim i KFOR-it, Ralf Adametz, tha për Radion Evropa e Lirë se janë arrestuar 5 persona, të cilët po merren në pyetje pas sjelljes agresive që rtreguan në Jarinjë.

Ndërkohë KFOR konfirmon se ka patur edhe të shtëna me armë zjarri, por nuk ka patur të plagosur në radhët e tyre. Mediat dhe zyrtarët në Serbi raportojnë edhe për civilë të plagosur, por këto njoftime nuk janë konfirmuar.
 

Ndërhyn KFOR, heq barrikadat

Trupat e NATO-s kanë filluar largimin e barrikadave të cilat janë të vendosura në pjesën veriore të Kosovës.

Ushtarët e KFOR-it të hënën rreth orës 19 e 30 minuta kanë përfunduar aksionin për largimin e barrikadës së zhavorrit që e lidh pikën kufitare 1 në Jarinjë me bazën e tyre që ndodhet në afërsi.

Siç raportohet ushtarët e KFOR-it kanë vendosur tanke dhe transporterë të blinduar përgjatë rrugës nga baza e KFOR-it, mbi pikën kufitare në Jarinjë.

Por, menjëherë janë kundërpërgjigjur serbët të cilët pak metra më larg kanë vendosur një barrikadë të re, që sic merret vesh bllokon edhe më tej rrugën në drejtim të kësaj pike kufitare.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Stefanovic, takim me ndërkombëtarët
Kryenegociatori serb Borko Stefanovic do të zhvillojë më parë një takim me zyrtarë ndërkombëtarë para se të marrë pjesë në raundin e ri të bisedimeve me palën kosovare.
Kosovë, “korrupsion masiv me tenderat”
Korrupsioni në Kosovë është një fenomen mëse real, që ka depërtuar në organizmat më të lartë shtetërorë e institucionalë. Zgjatet paraburgimi për ish-luftëtarët e UCK
Gjykata e qarkut në Prishtinë u ka zgjatur paraburgimin edhe për 2 muaj 4 ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët akuzohen për cështjen “Kleçka”. Hoxhaj, takime me homologët në Nju Jork
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj pritet të takohet me zyrtarë të shteteve të tjera që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Thaci: Arresti ndaj Limaj, vendim gjykate
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, i pyetur lidhur me vendimin e gjykatës ndaj ish-ministrit Fatmir Limaj, kryeministri kosovar Hashim Thaci ka refuzuar të bëjë komente.

Lajmet kryesore

OSBE, pro opozitës për rregulloren
Wollfarth: Eshte koha për dokument konsensual
Hetime për vrasjen e Arjan Selimit
Heroina bëhet paracetamol
“Të vendosur për integrimin në BE”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›