E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentativa e vrasjes denohen tre persona per deshmi te rreme

TIRANE - Gjykata e Tiranes ka denuar me nga nje milion leke gjobe tre persona deshmitare te nje tentative vrasje te ndodhur ne Baldushk ne tetor te ketij viti. Njeri prej ketyre deshmitareve eshte njeheresh i demtuar nga ngjarja pasi ndaj tij eshte qelluar me arme nga autori i tentatives se vrasjes. Por ky person i cili i ka shpetuar plumbave eshte derguar ne gjykate i akuzuar se bashke me dy te aferm te tij ka dhene deshmi te rreme ne lidhje me ngjarjen. Gjykata e Tiranes ne perfundim te shqyrtimit te provave ka vendosur denimin e tre personave me nga nje milion leke gjobe per akuzen e deshmise se rreme. Te akuzuarit e kesaj ceshtje jane shtetasit Aleksander Harizi 23 vjec banues ne Baldushk Afrim Harizi 39 vjec dhe Veiz Harizi 27 vjec. Ata jane marre te pandehur per kryerjen e vepres penale te Deklarates se rreme para oficerit te Policise Gjyqesore. Tre personat te cilet mesohet se jane te aferm mes tyre jane marre ne hetim pas ngjarjes se ndodhur me 4 tetor 2008. Per kete ngjarje ishte filluar me akuzen vrasje me dashje mbetur ne tentative ndaj shtetasit Gugash Tresa i cili u akuzua se ka tentuar te vrase me arme zjarri shtetasin Aleksander Harizi. Gjate hetimit jane thirrur per te deshmuar shtetasit Afrim Harizi Veiz Harizi dhe Aleksander Harizi. Me 26 janar 2009 Afrim Harizi ndryshe nga deklarimet e dhena gjate fazes se hetimeve paraprake ka mohuar faktin se autor i kryerjes se vepres penale te Vrasje me dashje mbetur ne tentative ka qene Gugash Tresa. Por ne tetor dhe nentor 2008 ne deshmite e tyre tri personat kishin thene se Gugash Tresa kishte qelluar me arme Afrim Harizin ne Baldushk. Pas ndryshimit te thenieve nga keta persona prokuroria menjehere ka nisur hetimet ndaj tyre per deshmi te rreme nderkohe qe mesohet se shtetasi Gugash Tresa i akuzuar fillimisht si autor i vrasjes se mbetur ne tentative eshte shpallur i pafajshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›