E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uji me perpiu shtepine 3 jave ne haurin e kafsheve

/ /

Per pasoje uji ka tentuar te afrohet ne pjesen periferike te qytetit por pa arritur qe te depertoje ne brendesi te lagjeve te qytetit te Shkodres. Aktualisht uji eshte barazuar me shetitoren prane ures se Bunes por pa arritur qe ta permbyte ate. Nderkohe te rrezikuara kane qene serish banesat ne thellesi te lagjes se Livadheve nga ngritja e nivelit te liqenit. Kjo eshte nje nga arsyet kryesore qe banoret e kesaj zone vazhdojne te qendrojne ne konvikte pasi nuk jane te sigurt per qendrimin e tyre ne banesa nga frika e permbytjeve serish nga uji. Por gjithsesi nga ana e drejtuesve te Shtabit te Emergjencave ne Shkoder mesohet se tendenca e zonave te permbytura eshte drejt permiresimit. Megjithese situata e permbytjeve ne rajonin e Shkodres po permiresohet nga dita ne dite ne Malin e Jushit te komunes Bushat vazhdojne te jene te permbytura rreth 100 shtepi ndersa te rrethuara nga uji jane 180 shtepi te tjera. Siperfaqja e tokes se permbytur ne kete zone arrin ne rreth 2000 hektare toke. Niveli i ujit sipas vete banoreve mendohet te kete arritur ne 3 meter lartesi nivel ky qe nga banoret nuk mbahet mend ndonje here. Sipas banoreve atyre me fatlumeve ndonese uji u eshte larguar nga banesat ato kane pesuar deme te pallogaritshme. Ka rreth 5 vite qe une e kam ndertuar shtepine ne kete zone - shprehet Kole Rrotani banor i ketij fshati. -Fillimisht mendova se duke e ngritur rreth 2 m nga toka nuk do te kem problem me ujin. Por si erdhi uji sivjet kisha qene krejtesisht i gabuar pasi uji jo vetem qe e kaloi kete lartesi por ai hyri edhe mbi 1 meter tjeter ne banese. Pra uji ne tokat tona ka qene mbi 3 meter. Une jam 54 vjec por ne kete nivel as kam pare as kam degjuar prej me te moshuarve qe uji te kete ardhur ne zonat tona. Nga permbytja shtepia ka pesuar deme te pallogaritshme pajisjet jane perfshire te gjitha nga uji po keshtu edhe rrobat e trupit. Muri ka pesuar demtime te medha saqe vende-vende ka filluar te bjere suvaja. Rrotani thote se bashke me gruan e 4 femijet ka qendruar per 3 jave ne kasollen e bagetive pasi fatmiresisht atje nuk arriti uji. Merreni me mend si jemi ndier duke jetuar tek vendi i lopeve. Por kjo fatkeqesi u be e dyta here qe po na ndodh. Megjithate si ajo e ketij fillimdhjetori nuk ka te pershkruar. Faktikisht kjo zone njihet per pranine e ujit edhe ne vitet e tjera por qe uji te arrije deri ne 3 m nuk kishte ndodhur ndonje here. Rrotani kujton por dhe ne baze te thenieve te me te vjeterve se ne vitin 1963 i cilesuar deri tani si vit kur ndodhi permbytja me e madhe nje situate e tille me keto permasa nuk kishte ndodhur. Ndoshta ngaqe atehere nuk ishte e ndertuar argjinatura e Torovices ose benti sic thirret ndryshe ajo shprehen banoret e kesaj zone. Ne vitin 1963 uji erdhi ne zonen tone por me pas kaloi ne Torovice e me tej ne zonen e Lezhes por asnjehere ne keto permasa. Kjo gjendje ka nisur prej 1 dhjetorit por ende nuk dihet se kur do te mbyllet gjendja e emergjences civile duke u varur direkt nga kushtet e motit.

Kosova ne ndihme te Shkodres

Nderkohe qe rajoni i Shkodres po kalon nje situate
te tille te rende nuk kane munguar edhe aktet e humanizmit nga rajone te ndryshme te Shqiperise por edhe te Kosoves. Gjate paradites se te shtunes ne zyren e prefektit te Shkodres Maxhid Cungu ishte i pranishem nje delegacion i Komunes se Ferizajt qe kryesohej nga vete kryetari i saj Bajrush Xhemajli te cilet kane sjelle nje trajler me ndihma ushqimore te mbledhura nga bizneset e ketij qyteti. Njekohesisht Xhemajli ka shtuar se ne ditet ne vazhdim ne drejtim te Shkodres do te vijne edhe 4 kamione te tjere te cilet do te sjellin ndihma ushqimore per gjene e gjalle ne zonat e permbytura. Ky eshte
rasti i dyte qe Komuna e Ferizajt iu gjendet zonave te permbytura te Shkodres duke sjelle ndihma dhe duke akorduar mbeshtetje ne te holla pas ndihmave ne fillim te vitit.

SHKODER/ RITVAN DIBRA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›