Rama: Fund, presionit qeveritar mbi mediat

Edi Rama
Partia Socialiste, ka mbajtur sot, tryezën e diskutimit sa i takon programit të saj për median. Lideri i opozitës, Edi Rama, në fjalën e mbajtur, u shpreh se i duhet dhënë fund kontrollit të politikës mbi pushtetin e katërt. Kreu i PS-së vuri theksin tek krijimi i standardeve për Radio Televizionin Publik, krijimin e kuadrit ligjor në lidhje me reklamat dhe krijimin e mundësisë për akses të plotë të medieve për çdo informacion zyrtar.
Dhënia fund e çfarëdo presioni qeveritar nga çdo tribunë, do të jetë guri i themelit të programit tonë në raport me botën e medias shqiptare dhe do të vendoset në themel të punës sonë qysh në ditën e parë të qeverisjes sonë, u shpreh Rama.
Ndërsa në fjalën e saj, kryetarja e Komisionit parlamentar për Mjetet e Informimit Publik, Valentina Leskaj u shpreh se vendimmarrja në KRRT për dhënien e licencave duhet të jetë me shumicë të cilësuar si garant për të shpëtuar nga presionet politike apo klientelizmi. Gjithashtu aji tha se për reklamën duket të ketë barazi të mundësive dhe ndalim të reklamave politike, pasi pjesa më e madhe e tyre tha ajo është abuzive. /F.S/