Ish-kinema Dajti kthehet ne qender rinore

Ne qendren e re shume funksionale TEN te rinjte mund te ndjekin falas kurse per muzike e pikture
Bashkia e Tiranes ka prezantuar dje projektin me te fundit per te rinjte qendren Ten. Nje ambient shumefunksional ne te cilin femije dhe te rinj do te kene mundesi te ndjekin falas kurse te ndryshme qe kane te bejne me veprimtari krijuese si muzike pikture e fotografi.
Qendra e re eshte vendosur ne ambientet e ish-kinema Dajti e cila eshte rikonstruktuar dhe shnderruar ne nje ambient te pershtatshem per te gjitha moshat duke filluar nga ata 3-vjec e deri tek te rinjte.
Prej vitesh ne deshironim kete moment prej vitesh kemi punuar per te ndertuar kete hapesire e cila eshte hapesira e femijeve te rejave dhe te rinjve te talentuar per te marre kurse pa asnje pagese per talente ne muzike ne arte pamore ne balet klasik e modern si dhe per te qene prane librit per tu prezantuar me librat e rinj dhe per te ndertuar aktivitetet e tyre.
Keshtu qe nga sot kjo hapesire e re shumefunksionale eshte e hapur eshte e gatshme te mireprese te gjithe ata qe duan te regjistrohen ne keto kurse dhe njekohesisht eshte e gatshme te degjoje te gjithe idete e sugjerimet e te rejave e te rinjve qe deshirojne te kene nje hapesire te perbashket per te zhvilluar keto ide dhe per ti pare keto sugjerime te realizuara - u shpreh kreu i Bashkise Edi Rama gjate ceremonise se hapjes se qendres.
Ten eshte e pajisur me nje salle qendrore e cila mund te mikprese rreth 130 persona nderkohe qe eshte projektuar per te shfaqur filma dokumentare materiale didaktike prezantime. Kjo salle mund te shnderrohet edhe ne nje skene per te dhene shfaqe teatrore koncerte te ndryshme pritje zyrtare e deri tek mbledhje forumesh komunitare e festime.
Vec kesaj qendra e re ka edhe nje kthine te vecante per femijet qe i perkasin grupmoshes 3 deri ne 13-vjec. Kjo salle e mbiquajtur melanina do te sherbeje per krijime te ndryshme si pikture punime me plasteline apo edhe per tregime dhe interpretime te ndryshme.
Nje tjeter ambient i qendres eshte atriumi i librit i cili do te sherbeje per takime me librin prezantime nga vete autoret kurse teatrore apo edhe si salle leximi individuale.
Dhoma muzikore eshte nje tjeter ambient ku te rinjte do te ndjekin aktivitete sipas nje kalendari te krijuar nga drejtuesi i Qendres. Nder funksionet e kesaj dhome do te jene kursi i trajnimit vokal kenge kursi i veglave muzikore kitare piano violine kursi i kercimit regjistrimi vokal i demove si dhe trajnime per spiker radiofonik.
Qendra gjithashtu eshte e pajisur edhe me nje laborator pamor nje vend ku piktura instalacioni dhe fotografia do te zene nje hapesire te madhe. Ky ambient do te jete i hapur per te gjithe ata qe adhurojne artet pamore nga mosha 14 deri 60-vjec.