E Diel, 1 Nëntor 2026

Superaksioni policia sekuestron 40 milione USD te falsifikuara

Graniti 2 kapen edhe 5 persona te tjere te perfshire ne krim

Shkon ne 11 numri i te arrestuarve te cileve u jane sekuestruar materiale te falsifikuara me vlera marramendese ndersa dy dite me pare gjate superoperacionit te kryer nga agjentet e krimit financiar u kapen 50 mije euro te falsifikuar. Diten e djeshme jane arrestuar 5 persona te tjere te perfshire ne falsifikimin e monedhave euro te cilat ishin llogaritur per tu hedhur ne tregun e brendshem kryesisht ate te kryeqytetit. Operacioni i koduar Graniti 2 ka arrestuar ne flagrance te dyshuarit Arben Plloci 32 vjec Pal Ulaj 48 vjec Fredi Barjamaj 34 vjec te tre nga Tirana gjithashtu Altin Nezirin 33 vjec dhe Isuf Rama 53 vjec te dy nga Kruja. Nga burime zyrtare policore mesohet se te dyshuarit jane pjese e grupit prej 6 personash qe u arrestuan dy dite me pare nga oficeret e krimit financiar. Policia nuk ben me dije shume detaje nga operacioni por mesohet se gjate arrestimit te 5 te dyshuarve te tjere u jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale fotokopje te prerjeve Kartmonedha Banknote ne forme ceku me vlere 40 000 000 dollare. Gjithashtu fotokopje te dy ceqe transfertash me vlere 200.000 euro. Sipas burimeve po punohet per te bere te mundur gjetjen e prerjeve origjinale te ketyre kartemonedhave. Nderkohe nga policia nuk behet e ditur nese edhe materialet e sekuestruara diten e djeshme vinin nga Maqedonia dhe per cfare synonin te arrestuarit ti perdornin ato. 50 mije euro te falsifikuar dhe materialet e tjera me vlera te konsiderueshme tregojne per nje rrjet te mirorganizuar qe merrej me prodhimin e kartemonedhave transportimin e tyre dhe me pas shperndarjen ne treg. Arrestimi i organizates kriminale u be pas nje pune hetimore 16-mujore nga forcat policore te Tiranes ne bashkepunim me Prokurorine e rrethit. Policia ben me dije se ne kuader te operacionit Graniti 2 jane duke vijuar hetimet per kapjen e persona te tjere qe dyshohen se jane te perfshire veprimtarine kriminale. Ndersa gjate oreve te vona dites se hene ne afersi te vendit te quajtur Dogana e Tiranes forcat e rendit kane arrestuar ne flagrance 6 te dyshuarit e tjere dhe u jane sekuestruar 50 mije euro me prerje 100-she te falsifikuar te cilat dyshohen se vinin prej Maqedonise. Ne muajin prill te ketij viti u krye nje tjeter operacion i koduar Graniti i cili vuri ne pranga 14 persona dhe sekuestroi 73 mije euro te falsifikuar. Operacioni u zhvillua nga Sektori kunder Krimit Financiar duke u gdhire data 9 prill dhe coi ne arrestimin e 13 personave dhe vetem nje dite me pas u vu ne pranga dhe i dyshuari tjeter Hazir Maci. Arrestimi dhe shkaterrimi i rrjetit te trafikut te parave u be pas nje pune hetimore 3-mujore nga Policia e Tiranes ne bashkepunim me Prokurorine e kryeqytetit. Shuma e parave 73 mije euro te prerjeve 100-she te cilat vinin nga Maqedonia llogaritej per tu hedhur ne tregun e kryeqytetit dhe qyteteve te tjera. Numri i personave te arrestuar nga operacionet Graniti 1 dhe Graniti 2 arrin ne 25 persona te arrestuar si dhe vlera e parave false arrin ne total 120 000 euro.

Te arrestuarit e djeshem

Arben Plloci nga Tirana Pal Ulaj nga Tirana Altin Neziri nga Kruja Fredi Barjamaj nga Tirana Isuf Rama nga Kruja

Te arrestuarit e tjere

Ndrek Bicuku 54 vjec Shkelqim Bufi40 vjec Dashamir Shehi 40 vjec Thanas Xhuxhi 57 vjec Edmond Shehi 31 vjec Ilir Prifti 56 vjec

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›