Bursat ja kush perfiton per kete vit akademik

Qeveria miraton bursat per arsimin publik. Kuotat dhe vlerat financiare mbeten si nje vit me pare
Nxenesit qe ndjekin arsimin e mesem per TIK Veterinari dhe Ndertim perfitojne bursa pavaresisht kriterit ekonomik
Pak jave para nisjes se vitit akademik ne te gjitha universitetet e vendit Keshilli i Ministrave ka vendosur se sa nxenes dhe studente do te perfitojne per vitin akademik 2010-2011 bursa studimi.
Gjate mbledhjes se djeshme te qeverise eshte vendosur se per kete vit do te perfitojne bursa rreth 3200 studente dhe nxenes ne te gjithe vendin. Perfituesit i perkasin kategorive te propozuara nga MASH.
Ne njoftimin zyrtar te kesaj ministrie thuhet se per kete vit numri i bursave eshte ndare ne menyre te barabarte mes arsimit te larte dhe atij parashkollor ku 1600 bursa jane per arsimin e larte dhe 1600 per arsimin parauniversitar.
Duke qene se rritja e numrit te nxenesve qe ndjekin arsimin e mesem profesional eshte nje nga qellimet kryesore qe Ministri Tafaj ka renditur ne nisje te punes se tij ne MASH per kete vit eshte vendosur qe te gjithe nxenesit qe do te ndjekin dege te caktuara te arsimit te mesem profesional do te perfitojne bursa pavaresisht kriterit ekonomik.
Ne njoftimin zyrtar te MASH shkruhet Me qellim rritjen e numrit te nxenesve qe vazhdojne arsimin e mesem profesional ne vitin e pare ne deget kryesore per zhvillimin e ekonomise si Teknologji e Informacion Bujqesi Veterinari Pyje e Ndertim per vitin shkollor 2010-2011 perfitojne burse te gjithe nxenesit pavaresisht kriterit ekonomik.
Kategorite qe perfitojne bursa
Kete mbeshtetje financiare mund ta perfitojne ata studente dhe nxenes qe vijne nga familjet ne nevoje si dhe ata qe kane perfituar statusin e jetimit. Po keshtu mund te perfitojne nga ky vendimi i qeverise edhe nxenesit te cilet kane humbur kujdestarine prinderore nxenesit me statusin e invalidit paraplegjikut dhe tetraplegjikut si dhe nxenesit e familjeve te punonjesve te policise sherbimit informativ dhe forcave te armatosura qe kane humbur jeten per shkak te detyres.
Ashtu si edhe vitin e kaluar do te perfitojne burse ata nxenes qe do te vazhdojne studimet larg vendbanimit te tyre ne largesine mbi 5 km duke plotesuar kriterin ekonomik.
Bursa do te perfitojne edhe nxenesit konviktore qe vijne nga zonat juglindore dhe verilindore te vendit per rrethet Tirane Permet Pogradec Skrapar Tepelene Librazhd Gramsh Kolonje Tropoje Has Puke Kukes Diber Bulqize Mat Mirdite Malesi e Madhe dhe qe jane regjistruar ne shkollat e mesme profesionale per vitin shkollor 2010-2011.
Burse perfitojne edhe ata studente qe vazhdojne studimet ne deget Matematike dhe Fizike dhe qe pas perfundimit te plote te kursit te pare te vitit paraardhes kane arritur nje note mesatare mbi 8-te. U jepet burse edhe 25 nxenesve me rezultate me te mira ne provimet e Matures Shteterore shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Shkences.
Vlera
Vlera e bursave qe nxenesit dhe studentet do te perfitojne gjate vitit 2010-2011 do te jete i njejte me ate te nje viti me pare.
Konkretisht masa e burses per nxenesit e shkollave 9-vjecare dhe te mesme do te jete 6 mije leke ne muaj ndersa gjysmebursa 3 mije leke. Ndryshim ne vleren e burses ka per nxenesit qe mesojne ne shkollat e Mjeshterise Sportive dhe nxenesit e arsimit special te cilet perfitojne nje burse te plote ne masen 6500 leke ne muaj dhe nje gjysmeburse ne masen 3750. Nxenesit jetim te shkollave baze dhe te mesme do te marrin vetem burse te plote ne qe eshte 6500 leke ne muaj.
Bursat e miratuara nga qeveria per studentet kane nje vlere me te larte se ato te arsimit parauniversitar. Keshtu bursa e plote per studentet e universiteteve Akademise se Arteve dhe shkollat e tjera te larta do te jete 8500 kurse bursa e pjesshme sa gjysma e burses se plote.
Studentet e Akademise se Edukimit Fizik dhe Sporteve do te marrin bursa me te larta per vitin e ri akademik. Bursa e plote per keta studente do te jete 9 mije leke ne muaj kurse gjysmebursa 4500.
Vlera e burses per nxenesit
Shkollat 9-vjecare dhe te mesme
Bursa 6000
Gjysmebursa 3000
Shkolla e Mjeshterise Sportive dhe nxenesit e arsimit special
Bursa 6500
Gjysmebursa 3750
Vlera e burses per studentet
Universitetet Akademia e Arteve dhe shkollat e tjera te larta
Bursa 8500
Gjysmebursa 4250
Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve
Bursa 9000
Gjysmebursa 4500