E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi kalimin me dokumente false, ndalohet turku

Kontrolli

Një shtetas turk është ndaluar nga autoritetet policore të kufirit shqiptar, i dyshuar për falsifikim dokumentesh udhëtimi. Burimet e policisë bënë të ditur ndalimin e Ali Sahikaya, 32 vjeç, nga Stambolli. I riu turk është ndaluar në portin e Durrësit, ndërsa po tentonte të kalonte kufirin tonë shtetëror në drejtim të Italisë. 32-vjeçari zotëronte një pasaportë çeke, e cila nga kontrolli i kufirit në sportelin ku u paraqit, u dyshua të jetë e falsifikuar. Pas veprimeve të para ndaj tij u mor masa e ndalimit për veprën penale të falsifikimit të pasaportave dhe vizave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›