E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes në rrugë endacaku i paidentifikuar

Fier

Një endacak është gjetur i vdekur në rrugë mëngjesin e së shtunës. Edhe pse policia ende nuk ka bërë të ditur identitetin e tij, ka ndaluar një drejtues mjeti që dyshohet si autor i mundshëm i aksidentimit me makinë të endacakut. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Fierit, mësohet se endacaku është gjetur i vdekur në afërsi të vendit të quajtur ‘Kthesa e fshatit Verbas’, përgjatë rrugës Fier-Berat, në kilometrin e 10-të të këtij aksi. Kanë qenë drejtues të rastësishëm mjetesh që qarkullonin në rrugën e sipërcituar, ata që kanë dalluar të parët endacakun.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›