Tentoi të kalojë 6 emigrantë në kufirin me Malin e Zi, vihet në pranga 43-vjeçari

Policia ka vendosur në një 43-vjeçar, i cili ndihmonte emigrantë nga vendet e treta kundrejt pagesës 400-500 euro për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
43-vjeçari u kap në flagrancë në fshatin Vukpalaj duke transportuar me automjet 6 emigrantë 3 nga Siria dhe 3 nga Egjipti që synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi.
I arrestuari rezulton i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, ndërsa i është sekuestruar automjetin me të cilin transportonte emigrantët dhe celulari i tij.
Në operacionin policor të koduar “Borders 4” shtetasi K. Ll. 43 vjeç banues në Mamurras, u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Ndërkaq, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Borders 4”. Vihet në pranga një 43-vjeçar që ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës 400-500 euro, për të kaluar kufijtë, në mënyrë të paligjshme. 43-vjeçari u kap në flagrancë, në fshatin Vukpalaj, duke transportuar me automjet, 6 emigrantë (3 nga Siria dhe 3 nga Egjipti), që synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi.
I arrestuari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Sekuestrohen automjeti me të cilin ai transportonte emigrantët dhe celulari i tij. Shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufijve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Borders 4”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi: -K. Ll., 43 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte duke i transportuar me automjet kundrejt pagesës 400-500 euro për person, emigrantë nga Vendet e Treta, që hynin ilegalisht në Shqipëri, nga Qafë Bota, dhe më pas synonin të kalonin në Mal të Zi.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/