E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tentoi të largohej nga Shqipëria me pasaportë çeke false, në pranga 46-vjeçarja iraniane

Policia ka arrestuar një 46-vjeçare iraniane pasi tentoi të dilte nga Shqipëria duke përdorur pasaportë çeke të falsifikuar.

46-vjeçarja u kap nga Policia kufitare e Rinasit, pasi paraqiti në sportel biletën e udhëtimit dhe një pasaportë çeke, ku pas ekzaminimit, u konstatua se dokumenti  ishte e falsifikuar.

Policia sqaroi se “U arrestua në flagrancë shtetasja iraniane L. B., 46 vjeçe, banuese në Teheran, Iran, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.  

Kjo shtetase ka paraqitur në sportelin e PKK Rinas, biletën e udhëtimit dhe një pasaportë çeke për të cilën punonjësi i Policisë Kufitare ka dyshuar se ishte e falsifikuar. Pas ekzaminimit në laboratorin e dokumenteve rezultoi se pasaporta ishte e falsifikuar”.

Policia ka sekuestruar pasaporta dhe një leje qëndrimi në Çeki të falsifikuar të 46-vjeçares L.B.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetases L. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›