Tentoi te vidhte makinen arrestohet 24-vjecarja

Nje 24-vjecare nga Tirana ra ne prangat e policise per vjedhje. Gladfiola Astrit Limolla 24 vjec banuese ne Kombinat Tirane e denuar me pare per vjedhje u arrestua nga punonjesit e komisariatit nr 1 sepse dje rreth ores 11.00 ne Rrugen e Elbasanit ne oborrin e Rektoratit te Universitetit Nderkombetar ka tentuar te vjedhe automjetin tip Renault me ngjyre blu me targa te huaja ZH 703276 ne pronesi te nje shtetaseje.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te vjedhjes.