Tentoi të vrasë ish vjehrrën dhe nipin e saj dhe u dogji shtëpinë, arrestohet autori

51-vjeçari i cili disa ditë më parë tentoi të vrasë ish vjehrrën dhe djalin e ish-gruas së tij është arrestuar nga policia e Vlorës. Ngjarja e rëndë ndodhi në Llakatund të Vlorës, ku autori Haki Bajrami nga Kosova dhunoi të moshuarën L.F dhe djalin e mitur dhe më pas i vuri zjarrin banesës ku ndodheshin ata të dy.
Më herët u arrestua në Morinë edhe bashkëpunëtori i tij Gëzim Bacaj.
Ndaj 51-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave”, mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të kryera në bashkëpunim.
Si ndodhi ngjarja? Më 29 prill 2023, Haki Bajrami në bashkëpunim me Gëzim Bacaj tentuan të vrasin shtetasen e moshuar L. F. dhe nipin e saj të mitur pas sherreve të vazhdueshme mes 51-vjeçarit dhe ish gruas së tij.
Bajrami pas konflikteve fizike me ish-nusen e tij dhe familjarët e saj, ka djegur me benzinë shtëpinë e saj dhe i ka mbyllur ata brenda, i ndihmuar edhe nga shoku i tij dhe u ka thënë se do t’i përvëlojë.
Fatmirësisht janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa anëtarët e dy familjeve kanë shpëtuar pa lëndime të rënda.
/rtsh.al/