E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi te vriste minorenin identifikohet autori

Shkoder 28 janar NOA - Forcat e Policise se Shkodres kane mundur te identifikojne autorin e tentatives se nje vrasje dhe ta shpallin ne kerkim ate.

Fjala eshte per incidentin e ndodhur paraditen e djeshme ne lagjen Naim Gjylbegu te qytetit Shkoder pikerisht ne afersi te nje qendre shendetesore ku me ane te nje pistolete eshte tentuar te vritet 16-vjecari me inicialet A. K. lindur e banues ne kete qytet i cili nuk ka pesuar asnje demtim.

Menjehere pas marrjes se informacionit ne vendin e ngjarjes kane mberritur sherbimet policore ku nga veprimet e para hetimore e proceduriale te kryera u be e mundur identifikimi i autorit te kesaj ngjarje.

Sic raportohet per agjencine e Lajmeve NOA ai eshte Artur Muca 24 vjec lindur e banues ne lagjen Salo Halili te qytetit Shkoder per te cilin eshte bere shpallja ne kerkim dhe po punohet per kapjen e tij.

Nga ana e policise u kryen veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet ne ngarkim te tij iu kaluan per ndjekje te metejshme prokurorise se Shkodres per veprat penale te Vrasjes me paramendim e mbetur ne tentative dhe Mbajtjes pa leje te armeve e municioneve luftarake.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›