Tentojnë në kalojnë kufirin, pranga afganëve
Fshihen poshtë kamionëve duke tentuar të udhëtojnë klandestinë për në Itali, por kapen shumë shpejt nga policia.
Në datën 10 janar, nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Migracionit Durrës u kapën të fshehur në pjesën e poshtme të një trajleri me targa AB 52792, në tentativë për të kaluar kufirin për në Itali 2 shtetas të huaj.
Dy shtetasit e huaj të identifikuar janë me inicialet: M.A. 24 vjeç, me shtetësi afgane dhe M.K, 19 vjeç, me shtetësi afgane. Të dy të rinjtë afganë, kanë udhëtuar nga Greqia për në Shqipëri duke u fshehur poshte kamioneve.
Ndërkaq, në datën 10.01.2012 kanë mbërritur në Durrës dhe kanë tentur të udhëtojnë si klandestinë për në Itali.