E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizita, Serbia kthen mbrapsh ministrin kosovar

Ibrahim Makolli

Pak ditë pas vizitës së Presidentit Boris Tadiç në Kosovë, Serbia ka kthyer në kufij ministrin kosovar për Diasporën Ibrahim Makolli. Ministrit bashkë me katër bashkëpunëtorët, i është kërkuar që të heqin targat e Kosovës nga makina diplomatike. Refuzimi i kësaj kërkese ka çuan në moslejimin e kalimit të pikës kufitare të Konçulit.

Ditë më parë, qeveritarë serbë kishte deklaruar se ministri Makolli mund të hyjë në territorin e Serbisë pa asnjë problem dhe nuk ka nevojë të kërkojë leje, pasi që, sipas zyrtarëve serbë ai është qytetar i Serbisë por ai nuk është lejuar pasi vizita ka qenë si delegacion zyrtar, ndërsa autoritetet serbe kanë kërkuar që të hyjë vetëm si qytetar i thjeshtë.

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi e ka konsideruar si një akt të paprecedent. Pavarësisht marrëveshjeve për bashkëpunim doganor, Serbia nuk po respekton marrëveshjet e nënshkruara mes Beogradit dhe Prishtinës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›