Në 16 janar, Reeker në Prishtinë
Data 16 janar do të jetë dita në të cilën Zëvendësndihmës sekretari i SHBA-së, Philip Reeker, do të vizitojë Kosovën.
Sipas mediave të cilat citojnë një burim nga qeveria kosovare, Reeker do ta vizitojë Kosovën, ndërsa më parë do të shkojë në Beograd, ku do të takohet me zyrtarët e lartë të këtij shteti për të biseduar për vazhdimin e dialogut.
Serbia është duke i bërë presion Brukselit që Rezoluta 12 44 të figuroj gjatë përfaqësimit rajonal të Kosovës dhe për këtë arsye, ende nuk është caktuar data finale e raundit të ri të bisedimeve.
Ndërmjetësi i BE-së, Robert Cooper është duke bërë përpjekje që sa më shpejtë të caktohet një datë. Megjithatë, data nuk është caktuar ende, por pritet që në javën e tretë të vazhdojë dialogu teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thuhet më tej në këtë burim.