15 janari, me letërnjoftime Maqedoni-Serbi
Nga data 15 janar, qytetarët e Maqedonisë dhe Serbisë do të kalojnë kufirin vetëm me letërnjoftime.
Duke iu referuar mediave kosovare, citohet se ligji për kalimin kufitar me letërnjoftime është miratuar nga parlamentet e dyja vendeve, por sipas standardeve ndërkombëtare, marrëveshjet do të hyjnë në fuqi 40 ditë pas miratimit të tyre.
Parlamenti i Maqedonisë ka ratifikuar marrëveshjen në 5 dhjetor, ndërsa ai serb disa ditë më pas gjatë vitit të kaluar.