E Diel, 1 Nëntor 2026

Të punësuarit në Kosovë pa sigurime jetësore

Në rast se punëtorët gjatë marrëdhënies së punës pësojnë aksident me fatalitet apo vdekje të natyrshme, familjarët e tyre nuk kanë ndonjë përfitim nga punëdhënësi. Shumica e të punësuarve në sektorin publik dhe në shumë kompani tjera private në Kosovë, sipas legjislacionit në vend nuk kanë sigurim jetësor.

Ligji i punës në Kosovë i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2011 nuk e rregullon sigurimin jetësor të të punësuarave. Sipas këtij ligji, me vdekjen e të punësuarit ndërpritet kontrata e punës, gjë që lënë të kuptosh se familjarët e të punësuarit nuk gëzojnë asnjë përfitim nga punëdhënësi.

Për këtë temë më datë 28 Maj në Prishtinë do të organizohet konferenca “Dita e Sigurimit Jetësor”.
Ky organizim po bëhet nga kompania GRAWE Kosova që është kompania e dytë e licencuar nga Banka Qëndrore në Kosovë me qëllim që të ngritet vetëdija e qytetarëve dhe punëdhënësve për sigurimin jetësor.
Gjatë konferencës do të diskutohet rreth rëndësisë së sigurimit jetësor dhe rolit të rëndësishëm që e ka në planifikimin e synimeve tuaja./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›