E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama Rekomandimet e BE prioritet per te gjitha institucionet

Kryeprokurorja Ina Rama tha sot se anetaresimi i Shqiperise ne BE kerkon shume pune pasi duhen arritur standartet e duhura. Sipas saj gjate ketij viti duhet te jete prioritet per te gjitha institucionet plotesimi i rekomandimeve te Komisionit Evropian. Deklaratat kryeprokurorja Ina Rama i beri gjate takimin te Komitetit Drejtues te Konsorciumit Nderkombetar.

Prokuroria e Pergjithshme gjate vitit te kaluar ka vazhduar te jete perfituese ne disa projekte te financuara nga strukturat e Bashkimit Evropian Keshilli i Evropes qeveria e SHBA e donatore te tjere. Ajo qe duhet thene eshte se keto projekte kane dhene nje impakt shume pozitiv ne punen e prokurorise duke ndikuar drejtperdrejt ne rritjen e efektivitetit te ushtrimit te ndjekjes penale- tha Rama

Kreu i Prokurorise se Pergjithshme vleresoi gjate fjales se saj kontributet e misioneve te huaja ne rritjen e aftesive profesionale te prokuroreve dhe oficereve te policise gjyqesore nepermjet trajnimeve te vazhdueshme.

Ajo theksoi faktin se perhere dhe me shume behet e domosdoshme te perfshihen ne keto trajnime me shume pjestare te sistemit gjyqesor pra gjyqtare te niveleve te ndryshme.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›