E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuna sulmon bashkine per hedhjen dhe djegien e plehrave

Burrel- Hedhja e pakontrolluar e plehrave dhe mbeturinave te qytetit te Burrelit nga ana e bashkise mbetet problem shqetesues per banoret. Prej vitesh plehrat hidhen ne periferi te ketij qyteti, ne anen jugore, ne kufi me komunen e Komsise te rrethit te Matit, ne afersi te varrezave te deshmoreve te qytetit. Ne mungese te nje landfilli, keto mbeturina duke mos u ngjeshur e mbuluar me dhe, jane djegur, gje qe ka shkaktuar mjaft shqetesim jo vetem per banoret e vete qytetit te Burrelit, por edhe per ata te komunes, me ajrin e ndotur dhe tymin qe mbulon zonen periferike. Banoret ankohen se nuk mund te hapin dritaret e shtepive, pasi shtepite mbushen me tym dhe vjen nje ere shume e keqe. Cdo dite ne kete zone hidhen dhjetera tonelata me plehra, te cilat digjen duke shkaktuar jo vetem ndotje te mjedisit, por edhe duke u bere burim infeksionesh, sidomos per femijet e shkolles se fshatit te Komsise, e cila ndodhet fare prane vendit ku digjen mbeturinat. Edhe pse komuna ka bere disa shkresa e kerkesa per zgjidhjen e problemit, bashkia nuk i ka dhene rruge ceshtjes. Ne kete situate banoret kane paralajmeruar nisjen e protestave ne ditet e ardhshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›