E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton ta vrasë vëllain me armë zjarri

Dje në orët e mbrëmjes, Polica e Kosovës e ka prangosur një Vushtrrias nga fshati Talinovc, pasi kishte tentuar ta vrasë vëllain e tij, i cili gjendej në një makinë.

Pasi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të makinës, lëndime trupore ka pësuar një femër, e cila ishte në veturë dhe e njëjta është dërguar në emergjencën e Ferizajt.

Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kanë pasur dy vëllezërit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me pesë fishekë, dy gëzhoja dhe 21 copë fishekë të cal. 12 mm. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje . /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›