Tenton të djegë me benzinë ish gruan, prangoset

Foto Ilustruese
DURRES- Një tjetër ndalim për dhunë makabre brenda familjes.
Policia e Durrësit ka ndaluar një burrë me akuzen se ka tentuar të djegë me benzinë ish bashkëshorten e tij.
Sipas te dhenave te para shtetasi i identifikuar si Sokol Halili, nga Mirdita pasi ka ushtruar dhunë mbi gruan e tij me inicialet, A.Z, 32 vjeç ka tentuar ta lyej me benzinë dhe më pas ti verë flakën.
Mësohet se i ndaluari kishte disa kohë që ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij me profesion parukiere.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.