Feith: Luftë më të ashpër korrupsionit

Qeveria e Kosovës duhet të ashpërsojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kështu u shpreh Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, pas takimit me Ministrin për Integrim të Kosovës, Besim Beqaj, duke shtuar se Qeveria duhe të bëjë hapa përpara në fushën e liberalizimit të vizave dhe bashkëpunimit rajonal.
“Qeveria e Kosovës duhet të punojë më shumë në aspektin e reformave. Ne jemi këtu për të ofruar mbështetjen tonë. Në veçanti ne do të dëshironim që Raporti i Progresit, i cili do të publikohet këtë vit, të përmbajë gjëra më të mira, të ketë më shumë luftë kundër krimit organizuar dhe korrupsionit dhe gjithashtu të shohim progres në fushën e liberalizimit të vizave dhe bashkëpunimit rajonal”, tha Pieter Feith, Shef i ICO-së në Kosovë.
Pas këtij takimi, Faith ka mbrojtur strategjinë e përbashkët të ICO-së dhe Qeverisë për veriun e Kosovës, por nuk ka preferuar të flasë për ndonjë limit kohor për zbatimin e saj.
“Kjo ka të bëjë me durimin dhe me pranimin e qytetarëve që jetojnë në veri. Ne do të dëshironim që t’i ofrojmë shërbime më të mira popullatës në veri dhe shpresojmë që ata ta pranojnë këtë në mënyrë që të ketë kontakte dhe qasje më të mire të Bashkimin Evropian dhe Bashkësisë Ndërkombëtare në veri të Kosovës”, vijoi Faith.
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta zbatojë me kujdes strategjinë e saj për veriun e Kosovës, ndërsa sipas mediave, në raportin e tij për Kosovën, Ban Ki-Moon është shprehur i brengosur për mundësinë e rritjes së tensioneve në veri, nëse Qeveria nuk e zbaton strategjinë e saj në mënyrë transparente dhe përmes dialogut me bashkësitë lokale dhe faktorët e tjerë pjesmarrës në të.
Bul Salihu