E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton të qëllojë me pistoletë mjekun në spital

Një telefonat që mjeku i spitalit ushtarak të Tiranës Besim Lami ka bërë në shtëpinë e Arben Nikoçit, ish punonjës i FNSH në Tiranë ka sjell që ky i fundit të qëllojë me pistoletë në ajër në zyrën e mjekut. Sipas policisë së kryeqytetit ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00 të ditës së hënë në zyrën e mjekut në katin e tretë të spitalit ushtarak të Tiranës. Ku Nikoçi është futur në zyrën e mjekut ku edhe kanë debatuar me zë të lartë me njëri tjetrin. Pas kësaj Nikoçi, ish punonjës i FNSH ka nxjerr pistoletën dhe ka qëlluar tre herë në ajër në zyrën e mjekut dhe pas kësaj është larguar menjëherë. Ndërsa në dhomën e mjekut kanë mbërritur kolegë të tij si dhe policia e komisariatit Nr,3 të cilët kanë kqyrur vendin si dhe kanë marrë në pyetjë mjekun Lami. Ndërkohë burime nga policia bëjnë të ditur se motive ka qenë telefonata që ka bërë mjeku në shtëpinë e familjes Nikoçi, dhe se nuk ka lidhje me profesionin e tij, atë të mjekut. E ndërsa mjeku ka vazhduar punën e tij të përditshme në Spitalin Ushtarak policia është në kërkim të autorit të gjithë kësaj ngjarje i cili nuk ka tentuar të vras mjekun sipas policisë por ta tremb atë duke qëlluar me pistolet në ajër. Përveç kësaj një gjë tjetër që mbetet për të parë është siguria në spitalin e ruajtur nga ushtarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›