Kosovë, Haradinajpropozon tryezëkombëtare
KOSOVë- Kryetari i partisë opozitare në Kosovë, Ramush Haradinaj, ka propozuar krijimin e një tryeze politike kombëtare për të diskutuar e marrë vendime për çështjet që preokupojnë realitetin kosovar.
Gjatë një interviste për BBC-në, Haradinaj, ka përjashtuar mundësinë e krijimit të një qeverie teknike në Kosovë, apo të ndërhyrjes në qeverisjen aktuale, por ka vlerësuar se tryeza kombëtare do ta ndihmonte Kosovën që të trajtohen të gjitha temat aktuale për vendin.
"Ne mendojmë krijimin e një tryeze nacionale e cila do të sillte rreth vetes përfaqësuesit e institucioneve, të partive të tjera parlamentare opozitare, shoqërinë civile, por edhe aktorë ndërkombëtarë ku do të trajtoheshin temat kryesore, ku do të merrnim vendime për temat me rëndësi apo strategjike", tha Haradinaj për BBC-në. "Mënyra më e mirë e daljes nga gjendja e sotme është që koha e tashme të shfrytëzohet për të ndalur korrupsionin", tha Haradinaj.
Haradinaj kërkoi që zgjedhjet parlamentare të përcaktuara për në vjeshtë të vitit të ardhshëm, duhet të mbahen në pranverë dhe kërkoi garanci nga autoritetet që ato të jenë të rregullta.
(m.a/BalkanWeb)