E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza politikeu diskutua nëLuksemburg

LUKSEMBURG- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian diskutuan sot, në Luksemburg për krizën politike në Shqipëri. Në një konferencë të mbajtur pas takimit vetë kreu i Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso deklaroi se u diskutua për zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor, mes të cilave edhe për situatën politike në Shqipëri.

"27 ministrat e Jashtëm të vendeve që përbëjnë Bashkimin Europian me në krye baroneshën Cathrine Ashton, shefen e diplomacisë së BE-së do të hartojnë një deklaratë të prerë për zgjidhjen e krizës shqiptare", bëjnë të ditur burimet diplomatike.

Sipas Barrosos në takimin e ministrave të Jashtëm të BE është diskutuar situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe për vende si Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Një temë tjetër e diskutuar është hartimi i një plani për të shpëtuar nga kriza ekonomike Spanjën, plan ky i kundërshtuar nga Gjermania.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›