E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Fushë Krujë, përplasen dy mjete, 4 persona plagosen

Të paktën 4 persona kanë mbetur të plagosur për pasojë të një tjetër aksidenti të shënuar në aksin nacional Fushë Krujë-Krujë.

Aksidenti u shënua në orët e mesditës, kur një autoveturë dhe një furgon pasagjerësh u përplasën për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Në aksident u përfshinë vetura me targa Tr 22 15 D dhe furgoni KR 23 78 A.
Përplasja mes dy mjeteve ishte e fortë, dhe për pasojë dy drejtuesit e mjeteve Muharrem Doku dhe Besnik Koçi, kanë marrë plagë të rënda.
Ata janë dërguar me urgjencë për në spitalin ushtarak të Tiranës.
Plagë kanë marrë edhe dy pasagjerë që udhëtonin me mjetin furgon. Burimet thanë se këta të fundit janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes mbërritën ekspertë të policisë rrugore. Në bazë të hetimeve të para rezulton se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›