E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton të varrosë të gjallë beben dy-muajshe, arrestohet babai

Babai i bebes tha se ishte këshilluar nga një guru shpirtëror që ta varrosë atë në mënyrë që të sigurojë shëndet të plotë për fëmijën e radhës, i cili, sipas tij, nëse do të kryhej varrosja, do të ishte djalë.

Bebja Radhika vuan nga kequshqyerja dhe po trajtohet në një spital në një qytezë afër qytetit të Meerutit në shtetin e Uttar Pradeshit, 80 km në lindje të Delhit.

India ka një nga normat më të larta të vdekshmërisë foshnje për femra në botë.

Preferenca e indianëve për vajza ka bërë që në vend të ketë disbalancë mes sekseve pasi vetëm në dekadën e kaluar vlerësohet se janë abortuar mbi 8 milionë fetuse vajza.

Oficeri i policisë, BK Yadav, tha për “BBC”-në se personi që kujdeset për varrezat i ka telefonuar policisë duke njoftuar se “dy burra kanë sjellë një vogëlushe për ta varrosur. Ata po hapin gropën. Vogëlushja po qan”.

Në momentin që policia arriti në vendngjarje, burrat e kishin hapur gropën. Bebja ishte mbështjellë me një pëlhurë dhe i ishin venë disa simbole sipas udhëzimit të gurut.

Policia njoftoi se ka arrestuar babanë dhe xhaxhanë teksa nëna po qëndron me beben në spital.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-11 11:57
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›