Meta kandidat potencial për President?

Në një dalje për mediat Rama tha se Meta mund të jetë një kandidat konsesual për të drejtuar presidencën.
“Ne do të vijojmë të respektojmë dhe të jemi korrekt me përmbushjen e paktit bashkëqeverisjes me Partinë Demokratike. Pse jo, ligji, Kushtetuta, parashikon të drejtën dhe kriteret kush mund të kandidojë për të qenë kryetar i shtetit. Nga kjo pikëpamje LSI-ja nuk e përjashton veten nga e drejta që të kontribuojë me të gjitha kapacitetet dhe aftësitë e veta në të mirë të realizimit të zgjedhjes konsensuale të presidentit të Republikës”,- deklaroi Luan Rama.
I pyetur për deklaratën e Blushit, sipas të cilit një bashkëpunim PS-LSI mund të rrëzojë Berishën, Rama tha se “Për shkak të pranisë sime në një emision televiziv nuk kam pasur mundësinë që ta dëgjoj deklaratën e zotit Blushi, por ajo që mund të them dhe që është esenciale dhe e rëndësishme ka të bëjë me faktin që vota e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe i gjithë kontributi i saj në asnjë rast nuk ka qenë dhe nuk do të jetë dekonstruktiv, që do të thotë se ne jemi të gatshëm dhe i ftojmë të gjithë aktorët dhe faktorët politikë të vendit të bashkojnë votat për Shqipërinë Europiane, të bashkojnë votat për integrimin europian të vendit, të bashkojnë votat për të realizuar reformën zgjedhore dhe tërësinë e reformave që lidhen me procesin e integrimin europian që në 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, Shqipëria të meritojë edhe statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian”.
Më tej Rama risolli në vëmendje deklaratën që ka bërë kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim para disa ditësh që “unë do të vazhdojë të respektoj dhe do të jemi korrekt në përmbushjen e paktit bashkëqeverisës me Partinë Demokratike pasi është në AND-në dhe filozofinë politike të Lëvizjes Socialiste për Integrim respektimi me korrektesë i marrëveshjeve dhe përmbushja me korrektesë të gjitha detyrimet që ne kemi ndaj qytetarëve shqiptarë dhe ndaj interesave europiane të vendit”.
Në kohën që Komisionit të Reformës Zgjedhore i kanë i kanë mbetur vetëm katër ditë kohë për të dorëzuar draftin e ndryshimeve, Rama në emër të LSI-së theksoi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e veçantë që merrte kurorëzimi me sukses i reformës zgjedhore si kushti i parë që duhet të përmbushë Shqipëria për t’u hapur më tej kushteve të tjera rrugën që bëjnë të mundur marrjen e statusit të Vendit Kandidat për në Bashkimin Europian.
“Nga kjo pikëpamje në emër të LSI-së edhe një herë insistoj që komisioni i posaçëm i Kuvendit të Shqipërisë, i mandatuar për të realizuar projektin e reformës zgjedhore duhet të reflektojë propozimet e bëra nga dokumenti i shkruar nga 26 parti politike si shenjë e vullnetit të mirë për të bërë të mundur realizimin e një reforme zgjedhore që të krijojë kushte, pikësëpari që çdo votë e çdo qytetari shqiptar të jetë votë e barabartë në vlerën e saj për gjithsekënd që mandatohet si përfaqësues politik në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Rama.
/Start/
2012-05-11 15:31