Tiranë, plagoset rëndë një shtetas, pranga autorit

Policia e Tiranës bëri me dije se ka mbetur i plagosur shtetasi, F.R, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë.
Policia sqaroi se ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kavajës në kryeqytet, ndërsa autori i dyshuar është shtetasi Festim Haxhia, 24-vjeç. 24-vjeçari është arrestuar në flagrancë nga blutë e kryeqytetit.
Ai akuzohet për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”. Policia sqaron gjithashtu se i plagosuri ishte dënuar më parë tre herë për vepra të ndryshme penale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për hetimet të mëtejshme. /Xh.Q/Start/
2012-05-11 12:44