mimi i madh i Hungarise
U nis në krye pari dhe përfundoi i pari. Ljuis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Hungarisë në Budapest, në timonin e makinës së tij Mercedes, duke u rikthyer në luftën për titullin kampion.
Piloti anglez ruajti vendin e parë fituar nga provat zyrtare, ndërsa pas tij pati garë të ashpër, me Fetelin që gaboi disi, por u mbrojt më pas dhe me Felipe Masën që pati kontakt me makinën Mercedes të Niko Rosbergut.
Ndalesat për të ndërruar gomat nuk sollën ndryshime të mëdha në renditje gjatë garës, ndërsa Ferrari sërish nuk arriti t’i siguronte Alonsos një makinë për të synuar fitoren. Madje, as podiumin.
Hamilton doli agresiv nga ndalesa e fundit dhe, ndonëse u la pas nga Ueber, ia doli të rikthehej, dhe ta kalonte australianin e Red Bullit.
Fetel mbajti kreun për disa xhiro, derisa ndaloi në të 55-ën dhe Hamilton mori vendin e parë për të mos e lëshuar më.
Pas tyre, një luftë e fortë për vendin e dytë, mes Raikonenit dhe Fetelit. Kampioni i botës provoi gjithçka, por nuk ia doli të kalonte finlandezin e Lotusit.
Anglezi kaloi i pari vijën e finishit duke fituar garën e parë që nga viti 2009. Tani ai ka 124 pikë, 10 më pak sesa Raikonen që është i dyti, 48 pikë më pak sesa kryesuesi i botërorit, Fetel që ka 172.
Raikonen doli në vendin e dytë në renditje, me një pikë më shumë sesa Alonso.