E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton të vetëvritet për mos ta lëshuar shtëpinë

Procesi i shpronësimit të pronave për shkak të ndërtimit të autostradës shpesh herë ka sjellë pakënaqësi tek banorët.

Mirëpo një banorë i fshatit Mazgid të Obiliqit ka vënë në rrezik jetën e tij për të mos e lëshuar pronën.

Nexhat Selmani ka tentuar të kërcej nga ballkoni i shtëpisë së tij në shenjë proteste për vendimin për t’ia rrëzuar shtëpinë ku do të kaloj autostrada, transmeton KTV.

Ai ka mbajtur nën tension familjen dhe policinë e cila që nga mëngjesi kishte rrethuar shtëpinë e tyre me kërkesën që ta lëshonin atë.

Pas dy ore të kësaj drame që trembi më së shumti fëmijët, policia u tërhoq ndërsa Nexhati zbriti nga ballkoni i shtëpisë.

Ai tha se janë të pakënaqur me vlerën që iu është ofruar shtëpisë së tyre dhe nuk e lëshojnë atë derisa të kthej përgjigje gjykata ku e kanë dërguar rastin.

Familja Selmani ka shtëpinë 5 katëshe ndërsa një vlerë prej 170 mijë eurosh për ta është e papranueshme sepse kanë edhe 40 ari oborr./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›