PAK: Kërkojmë zgjerim të shërbimeve për invalidët
Personat me Aftësi të Kufizuara u kanë bërë thirrje partive politike që të marrin në konsideratë kërkesat e tyre.
Personat me Aftësi të Kufizuara me anë të një deklarate kanë kërkuar zhvillimin e një reforme sociale, bazuar në rekomandimet e Avokatit të Popullit.
Në deklaratën e tyre PAK, kërkojnë gjithashtu përfshirjen në grupet e përfituesve pas miratimit të statusit, reformë në sistemin e pagave dhe pensioneve të invalidëve si dhe zgjerim të shërbimeve për invalidët.