E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton te vrase fqinjin per ullinjte

Lushnje- Nje 28 vjecar nga Lushnja eshte arrestuar dje nen akuzen e tentatives se vrasjes se fqinjit te tij pse i kishte vjele pese rrenje ullinj nga kopshti. Burime zyrtare thane dje per gazeten se Shpetim Mara, banues ne fshatin Gramsh te Lushnjes, u ndalua pas dy oresh kerkimi, i fshehur ne kodrat e zones. Gjate nje konflikti me fqinjin e tij, Shpetim H., ai ka qelluar me nje arme gjahu, cifte. Por ne kete moment, Armela H., i ka dale para bashkeshortit duke e shtyre dhe sacmat e armes e kane prekur ne pjese te ndryshme te trupit. E plagosura u dergua ne spital ku dhe mori mjekimin, ndersa gjendet jashte rrezikut per jeten. Policia e Lushnjes nisi hetimet dhe zbuloi se shkak ishte bere vjelja e 5 rrenjeve ullinj nga i demtuari.

Xh. B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›