E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volejbollisti shqiptar kapet me droge

Athine- Nje volejbollist shqiptar qe militon ne kampionatin grek me skuadren e Panelinios, eshte arrestuar nga policia e Athines dy dite me pare nen akuzen e shitjes se kokaines. Nderkohe qe agjentet shpallen ne kerkim babane e sportistit, duke i kerkuar ndihme edhe homologeve shqiptare te Interpolit. Zyrtare te policise se kryeqytetit grek i thane gazetareve se volejbollisti Enea Pando, banues prej vitesh ne Athine, u arrestua nen akuzen e tregtimit te lendeve narkotike te forta.

Sipas policise, sportisti 21-vjecar u kap ne shtepine e tij, ku dhe iu gjet sasia prej 42 grame kokaine e paster dhe nje peshore elektronike qe percaktonte sasine e dozave.

Aksioni ka nisur tre dite me pare dhe perfundoi brenda disa oreve, por duket se sportistin e kane tradhtuar bleresit e tij. Mendohet se pas shoqerimit te nje prej perdoruesve, te kete dale edhe emri i shqiptarit. Po per te arritur deri aty, policise greke i eshte dashur edhe nje kontroll i baneses se familjes Pando, ne Athine. Autoritete te rajonit te kryeqytetit deklaruan per mediat se droga ishte e fshehur me kujdes ne nje valixhe. Gjate ekspertizes se kryer rezultoi se 42 gramet ishin kokaine, kurse ne valixhe u gjeten dy lloje gjurmesh te gishterinjve. Pas krahasimit u konkludua se i perkisnin sportistit Enea Pando dhe babait te tij. Por gjate aksionit, 50 vjecari nuk u gjet ne banese dhe mendohet se fshihet ne Shqiperi. Hetuesit greke deklaruan se bene shpalljen ne kerkim te se dyshuarit per te zbardhur me tej kete ngjarje. I riu 21-vjecar Pando u dergua ne gjykaten e Athines, e cila vendosi gjate mases se sigurise qe ta lere ate ne burg pa afat, ndersa per babane e tij, i cili i shpetoi arrestimit, eshte leshuar urdher arresti.

Perg. A.Q.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›