E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e berberit, 31 vjet burgim autoreve

Tirane- Vrasja e berberit mbrapa ambasades Jugosllave, i ka kushtuar nje burgim te perjetshem dhe 9 vjet burg dy te pandehurve. Ky ka qene vendimi i dhene dje nga togat e zeza te Gjykates se Shkalles se Pare te Tiranes. Dy te pandehurit, Petrit Lazaj e Albana Zenelaj, akuzohen per vrasjen e shtetasit Gezim Shullani, ngjarje e ndodhur disa muaj me pare, prane ish-ambasades jugosllave. Gjate seances se djeshme, togat e zeza te kryesuara nga gjyqtari Fehmi Petku shpallen fajtore, duke denuar me burgim te perjetshem te pandehurin Petrit Lazaj dhe me 9 vjet burg te pandehuren Albana Zenelaj. Te dy te pandehurit kane perfituar ulje denimi pasi gjykoheshin me gjykimin te shkurtuar. Keshtu Lazajt i mbetet vetem 25 vjet heqje lirie per te shlyer, ndersa bashkepunetores se tij vetem 6 vjet burg.

Ngjarja per te cilen akuzohet Zenelaj ka ndodhur mbremjen e 2 marsit te vitit 2008, nderkohe qe trupi i pajete u konstatua nje dite me pas nga kalimtare te rastit. Pas nje telefonate, policia mberriti ne afersi te ish-ambasades jugosllave dhe gjeti atje trupin e pajete te nje burri rreth te 55-tave. Me pas u mesua se kufoma i perkiste Gezim Shullanit, 57 vjec nga qyteti i Durresit. Sipas uniformave blu viktima ishte goditur ne koke me mjete te forta, cka i kishte shkaktuar edhe vdekjen. Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria ka rezultuar se e pandehura Zenelaj, sipas akuzes, ishte prostitute dhe klientet ia siguronte i pandehuri tjeter, Petrit Lazaj. Dy te pandehurit ne bashkepunim kane njohur berberin nga Durresi, te cilin e kane sjelle deri ne ambientet pas ish-ambasades jugosllave. Nga hetimet ka rezultuar se Gezim Shullani, 57-vjecar nga Durresi, ka mbetur viktime ne kete ngjarje, pasi ka kundershtuar dy bashkepunetoret. Viktima Gezim Shullani ka zgjedhur te qendroje disa ore me 37-vjecaren Albana Zenelaj, por pas takimit ka gjetur vdekjen. Albana Zenelaj luante rolin e prostitutes, ndersa miku i saj, Petrit Lazaj, siguronte klientet, te cilet me pas grabiteshin. Sipas hetimeve, dy bashkepunetoret kryenin aktivitetin ne afersi te ish-ambasades jugosllave, ne nje ndertese te braktisur. Pasi e kane grabitur dhe plackitur viktimen, duke i marre sendet personale dhe shumen e parave prej 4 mije lekesh, e kane qelluar me mjete te forta ne koke, duke e lene te vdekur. Trupi i pajete i Gezim Shullanit eshte gjetur pas ish-ambasades jugosllave mengjesin e 3 marsit te ketij viti nga nje kalimtar. Me pas u mesua se Petrit Lazaj ishte person i shpallur ne kerkim nga Gjykata e Beratit, e cila me vendim te dates 14 dhjetor 2007, e kishte denuar ne mungese me 6 muaj burg per vepren penale te vjedhjes me arme. Prokuroria e Tiranes i akuzonte dy te pandehurit per vepren penale te "vrasjes me sende te forta, per qellime grabitjeje".

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›