E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrembimi i hoxhes, persona te tjere autore

Tirane- Gjashte te pandehurit e akuzuar per rrembimin dhe mbajtjen peng te Imamit te Gostivarit, Irfan Idrizi me 3 dhjetor te vitit 2002, kane kerkuara pafajesi perpara togave te zeza ne Gjykaten e Apelit te Krimeve te Renda. Avokatet mbrojtes te se pandehurve kane parashtruar argumentet e tyre pse jane te pafajshem klientet e tyre, duke akuzuar edhe persona konkrete te cilet jane autore te vertete te imamit te Gostivarit. Ne konkluzionet e tyre perfundimtare mbrojtesit kane bere me dije se struktura policore te Kukesit ne ate kohe, por edhe punonjes te akuzes kane punuar qe parate e marra familjes se Imamit te shkojne ne xhepat e tyre. Sipas tyre burgun po e kryejne te tjere persona te pafajshem e konkretisht te pandehurit Masar e Korab Meli, Shkelqim Palushi, Basri e Beqir Shahu e Nagip Musliu. Avokatet kane bere me dije se rrembimi eshte pergatitur e realizuar nga shtetasit Agim Bilalli e Mezin Bexheti nga Maqedonia, te cilet dinin vendin ku mbahej, personat qe e kishin rrembyer, madje dhe u bene garant per te cuar tek rrembyesit edhe 500 mije euro ne kembim te pengut. Por, ato para kane shkuar me te vertete te shtetasit qe kane bere rrembimin, kane deklaruar avokatet, vecse nuk jane te pandehurit por ata qe pas rrembimit kane shtuar pasurite menjehere, si dy maqedonasit Agim Bilalli e Mezin Bexheti, si dhe disa shtetas nga Kukesi, mes te cileve edhe Uran Elezi, makina e te cilit eshte pershkruar nga dy maqedonasit si e personave qe moren parate. Avokatet kundershtuan gjithashtu edhe rendimin e masave te denimit nga prokurori i Apelit. Sipas argumentet te tyre prokurori jo vetem qe kishte shtuar masat e denimit ne krahasim me ato te dhena nga ana e Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda, por ka kerkuar edhe denimin e shtetasit Nagip Musliu, i cili mori pafajesi. Ne perfundim te deklarimeve te avokateve dhe klienteve te tyre, gjykata vendosi te terhiqet per vendim, i cili pritet te shpallet me 30 tetor. Gjykata e ka cilesuar ceshtjen kompleksive prandaj edhe ka kerkuar disa dite kohe per te dhene vendimin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›