E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton të vrasë me armë të birin, arrestohet

TEPELENË- Ka tentuar të vrasë me armë djalin pas një sherri, duke e lënë të plagosur në njërën këmbë dhe më pas është fshehur në pyll për t'i shpëtuar policisë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Nivicë të rrethit të Tepelenës.
Lajmi bëhet i ditur nga burimet zyrtare të policisë, e cila sqaron se autori i plagosjes është shtetasi Demo Zana, 54-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Nivicë.
"Ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta, në gjaknxehtësi e sipër ka tentuar të vrasë me armë zjarri djalin e tij Dritan Zana, i datëlindjes 1983"- thonë burimet.
Nga e shtëna e armës djali ka mbetur i plagosur në këmbën e dhe është transportuar menjëherë për në spitalin rajonal Gjirokastër, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
I ati, pas kësaj ngjarjeje është larguar në drejtim të paditur, ku pas disa orësh është kapur nga forcat e policisë së Komisariatit të Policisë Tepelenë i fshehur në pyll.
Më pas është sekuestruar edhe arma me të cilën kreu plagosjen, një armë zjarri automatike model 56, të cilën e kishte fshehur në afërsi të stanit.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Shtojë mbi fshatin Nivicë, pasi këta shtetas ishin barinj dhe aty kishin stanin me bagëtitë e tyre.
Autori u arrestua për veprën penale të "Vrasjes me dashje mbetur në tentativë" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake".



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›