E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tritol makinës së kreut demokrat të Vaut të Dejës, kamerat e sigurisë filmojnë 2 autorët

Shpërthen makina e kreut të Partisë Demokratike të Rithemelimit të Vaut të Dejës, Benard Nreca.

Policia bën me dije se dyshohet se lënda plasëse e vendosur në automjet në pronësi të kreut demokrat të Vaut të Dejës ka shpërthyer sapo Ndreca ka hipur në automjet. Sipas policisë, nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme të pjesshme materiale.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte, (11 prill) rreth orës 07:10  në fshatin Paçram, Vau i Dejës dhe lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit tip “Audi”. 

Nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë së banesës së Ndrecës duket se automjeti ka shpërthyer menjëherë pasi ai futet në makinë dhe ndez automjetin. Pas shpërthimit, Ndreca ka dalë nga automjeti i palënduar, ndërsa shikon makinën për të kuptuar se çfarë ndodhi.

Po ashtu, kamerat e sigurisë kanë filmuar edhe autorët, teksa shihen 2 persona që kanë bashkëpunuar në këtë ngjarje, ku njëri ka vendosur lëndën plasëse në automjet, ndërsa tjetri ka ndihmuar.

Benard Ndreca ka reaguar pasi i shpëtoi atentatit me tritol që ishte vendosur në mjetin e tij tip ‘Audi’.  Ai u shpreh se nuk ka konflikte me askënd dhe se ky është një sulm i hapur politik

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në një deklaratë për medien mesditën e sotme, ish kryeministri Sali Berisha e quajti “akt të rëndë terrorizmi”, dhe ngjarjen e lidhi me motive politike dhe akuzon si përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe Bledi Çuçin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›