Tepelena i beson kalendarit për dy vendet e para
Skuadra e Tepelenës i ka nisur përgatitjet qysh në javën e dytë të muajit janar, ndaj edhe trajneri Ilir Selimi është i kënaqur me ecurinë e skuadrës së tij në fazën përgatitore të dimrit. Deri më tani, nga tepelenasit është larguar sulmuesi Çobo, por edhe ky pa marrë miratimin e drejtuesve të klubit jugor.
Trajneri Ilir Selimi është i kënaqur nga forma e skuadrës së tij në takimet miqësore që janë zhvilluar, ku Tepelena ka pësuar vetëm një humbje me Luftëtarin. Nga merkato janë afruar vetëm dy lojtarë që edhe kanë nënshkruar, bëhet fjalë për Jaupin dhe Metkon, por trajneri Selimi konfirmon se do të vijnë edhe dy futbollistë të tjerë nga Vlora dhe Lushnja.
Ai ka besim se me kalendarin e fazë së dytë, skuadra e tij do të zërë një nga dy vendet e para në fund të fazës. Jam i kënaqur me ecurinë e përgatitjeve dhe me gjendjen e lojtarëve.Tepelena është gati për fazën e dytë, edhe pse presim edhe dy futbollistë cilësorë, me të cilët jemi në kontakte nga që kanë luajtur me ekipet e Vlorës dhe Lushnjës.
Besojmë te kalendari, duke pasur parasysh faktin që luajmë ndeshje decizive në shtëpi si me Bilishtin, Naftëtarin apo Memaliajn, kështu që në fazën e dytë do të jemi në dy vendet e para edhe për faktin se kemi një mbështetje të fuqishme financiare dhe materiale nga kryebashkiaku Tërmet Peçi dhe nga disa donatorë tepelenas, – theksoi trajneri i tepelenasve, Ilir Selimi.